Xhudistja Laura Fazliu sot ka bërë mrekullinë në Budapest të Hungarisë.
Ajo shkëlqeu në çdo luftë duke gjunjëzuar kundërshtaret veçmas dy japoneze.
Selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, me komplimente për Laurën.
“Çfarë Laure!
World Judo Masters 2023, Laura Fazliu e artë!
Çfarë podiumi dy japoneze Ish Kampione Botërore dhe Clarise Francezja 6 x Kampione Botërore e Kampione Olimpike e Laura Fazliu e artë
Një performancë e shkëlqyeshme e saj.
Dominoj ajkën Botërore.
1800 pikë olimpike dhe ajo tashmë po paralajmërohet si një ndër favoritet për medalje Olimpike në #paris2024
Një ditë e bukur dhe e lumtur për mua, ekipin dhe shtetin tonë që përmes sportit po shfaq vlerat gjithmonë!
Laura sot drejt të artës mposhti të dy japonezet, izraeliten Gefen dhe Rumunen Ivanescu !
Performancë të mirë dhe tashmë me 488 pikë do hyj nē Normë Olimpike kishte edhe Akil Gjakova fitoj dy lufta dhe pësoj dy herë vendi i 7 dhe tash lirisht po them që u rikthye në krye të detyrës.
Kosova mbi të gjitha.
Foto pas garës na u bashkangjit Clarise Agbegnenou legjenda e xhudos që sot ishte e bronztë në kategorinë e Laures deri 63 kg!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.