Laura Fazliu ka thënë se synim i saj është medalja Olimpike.
Fazliu të shtunën ka triumfuar në finale të Mastersit të xhudos në Budapest të Hungarisë, duke fituar medaljen e artë.
"Të fitosh një Masters është një hap i madh për mua, por synimi im i madh mbetet medalja Olimpike", ka thënë ajo të dielën.
Mastersi është gara ku marrin pjesë vetëm tridhjetë e gjashtë më të mirët në kategori dhe që sjell më së shumti pikë olimpike pas Lojërave Olimpike dhe Kampionatit Botëror.