Federata e Xhudos e Kosovës ka publikuar renditjen zyrtare të xhudistëve tanë për në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Pesë xhudistë nga ekipi kosovar kanë fituar normën olimpike. Distria Krasniqi, Laura Fazliu, Nora Gjakova, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova e përfaqësojnë Kosovën në Paris 2024, raporton KosovaPress.
“Puna dhe përkushtimi na sjellin rezultatet e xhudistëve tanë teksa bëhemi gati për Lojërat Olimpike në Paris në vitin 2024”, shkroi Federata e Xhudos e Kosovës në “Facebook”.
Ndërkaq, më poshtë mund ta gjeni renditjen zyrtare të xhudistëve tanë për Lojërat Olimpike Paris 2024.