Përmes një postimi në “Facebook”, trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka ka njoftuar se Hamza Jashari ka fituar sot gradën “Mjeshtër i Xhudos”.
Jasharin me këtë gradë e vlerësoi Komisioni për Breza, i cili përbëhej nga Driton Kuka, Majlinda Kelmendi e Fatos Tabaku.
“Nder dhe privilegj që sot u gradua nga Federata jonë para Komisionit për Breza ku ishim unë Majlinda dhe Fatosi e vlerësuam Hamza Jashari me gradën Mjeshtër i xhudos.
Urime Hamzë titulli i Mjeshtrit”, shkroi Kuka në “Facebook”.