Akil Gjakova ka zënë vendin e pestë në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
“Xhudisti ynë shënoi tri fitore, ndërsa u ndal në gjysmëfinale dhe luftën për medaljen e bronztë, kategoria -73 kg.
Akili shtoi në llogarinë e tij edhe 252 pikë olimpike Paris 2024, që e ngritin edhe më lart në renditje.
Loriana Kuka pësoi humbje në raundin e dytë të kategorisë -70 kg, ndërsa Dardan Cena u ndal në luftën e parë në kategorinë -73 kg.
Dje, garoi Flaka Loxha (-57 kg), e cila shënoi një fitore dhe një humbje”, njofton KOK-u.