Me 2 dhe 3 shtator të vitit 2023, në sallën e sporteve, “Karagaçi” në Pejë, do të mbahet Kampionati Ballkanik i xhudos - senior & mix skuadra, gara individuale dhe gara ekipore.
“Në ditën e parë të Kampionatit Ballkanik, me 2 shtator, do të mbahen garat individuale.
Luftat preliminare fillojnë në ora 10:00.
Blloku final fillon në ora 16:30.
Në ditën e dytë të Kampionatit Ballkanik, me 3 shtator, do të mbahen garat ekipore.
Luftat preliminare fillojnë në ora 10:00.
Blloku final fillon menjëherë pas luftave preliminare.
Nikoqire e Kampionatit Ballkanik 2023 është Kosova, ku do të marrin pjesë mbi 10 shtete si Shqipëria, Bosnja & Hercegovina, Bullgaria, Qipro, Greqia, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Turqia”, njofton Federata e Xhudos së Kosovës.