Sot u mbajt Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare në Kretë të Greqisë, ku Kosovës i besohet organizimi i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Selektori i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka uruar me përzemërsi këtë ditë të madhe të 8 shtatorit për shtetin e Kosovës.
“Foto nga Lojërat Mesdhetare 2022 Oran Algjeri. Fituam shumë medalje por s’është kjo tema sot.
Sot përgëzoj gjithë sportistët e vendit tonë për një super lajm!
Lojërat Mesdhetare 2030 në vendin tonë!
Urime Kosovë!
Një bravo e madhe për Komitetin Olimpik të Kosovës, në veçanti Presidentin Ismet Krasniqi dhe sekretarit Besim Aliti.
Sporti kjo shtyllë e fuqishme e shtetit tonë të ri!
E bukura e gjithë kësaj që disa sporte do organizohen në Shqipëri
Gëzuar”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.