(E plotësuar) - Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Xhudistja ishte në garë për medaljen e artë, por në finale u mposht nga japonezja, Kisumi Omori,.
Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Grand Slamit në Baku të Azerbajxhanit.
Xhudistja në gjysmëfinale mposhti italianen, Odette Giuffrida.
Kësisoj, Krasniqi tashmë ka siguruar të paktën medaljen e argjendtë në këtë Grand Slam.
Synimi i Distria Krasniqit tani është që të stoliset me të artën.