Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, njihet nga trajnerët më parimorë në botën e xhudos dhe në përgjithësi.
Kuka ka kritikuar paraqitjen e garuesve të tij në ditën e sotme.
“Nora e Disi mbeten medalistet e Kosovës në Grand Slam - Baku!
Sot, Loriana fitoj një ndeshje aq sa edhe Laura që ishte favorite për medalje të artë por që sot ishte shumë e dobët!
Loriana provoj por nuk mjaftoj, Akili njëjtë si Laura luftoj dobët dhe pa asnjë ide.
Dje ishte ditë e shkëlqyeshme e sot e zbehtë, pritjet ishin më të mëdha sidomos prej Laurës.
Të dominosh në Masters e të performosh kaq zbehtë këtu diçka nuk funksionoj sot!
Shkojmë më tutje …
Kosova shteti ynë nga Baku kthehet me medalje e ajo çka më gëzon është e arta e Norës pas shumë kohësh”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në faceobok.
Dje Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në kategorinë -57 kg dhe Distria Krasniqi të argjendtën në – 52 kg.