Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, ka prezantuar projektin e Qendrës Nacionale të xhudos.
“Projekti i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, dëshmia e radhës e përkushtimit tonë për sportin dhe e zbatimit të suksesshëm të programit shtetëror "Kosova shtet i xhudos".
Me miratimin e vendimit të sotëm për shpronësim, po nisim një fazë të re, fillojmë ndërtimin e qendrës së parë ndërkombëtare për kampe trajnimi në Kosovë.
Qendra e re multifunksionale do të ofrojë mjedisin e duhur me standarde evropiane për trajnimet e xhudistëve dhe për organizim të garave ndërkombëtare siç janë ato të Lojërave Mesdhetare.
Do të jetë një destinacion i veçantë që zhvillon turizmin sportiv ndërsa për ekonominë vendore, do të sjellë ndikim pozitiv duke krijuar mundësi të reja të punësimit e investimeve”, shkruan Çeku në profilin e tij në facebook.