Dy medalje të arta dhe një argjendtë ia ka sjellë Republikës së Kosovës, rreshteri i Policisë, Arton Cena i cili po merr pjesë në lojërat e 11-të për Policë, Doganierë dhe Zjarrfikës që po mbahen në Torrevieja të Spanjës.
Cena ka përfunduar garat në disiplinat e sporteve luftarake, ndërsa për të katërtën herë ka marr titullin Kampion i Evropës.
Rreshteri Cena pos disiplinës në xhudo arriti që të bëhet i pari edhe në Brazilien Ju-Jitsu (BJJ) me judogi (rroba të xhudos) dhe një disiplinë tjetër, njofton Policia e Kosovës.
Kampioni i katërfishtë, Anton Cena, Republikës ia solli tri medalje, dy të arta dhe një të argjendtë, ndërsa të mërkurën pritet të garojë në disiplinën e notit 2000 metra në ujë të hapur.