Doda e bronztë në Evropianin e xhudos, Kuka lavdëron Majlinda Kelmendin

Xhudo

Doda e bronztë në Evropianin e xhudos, Kuka lavdëron Majlinda Kelmendin

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 19:15
Doda e bronztë në Evropianin e xhudos, Kuka lavdëron Majlinda Kelmendin

Sidorela Doda fitoi sot medaljen e bronztë në Kupën Evropiane të xhudos.

Doda regjistroi tri fitore, ndërsa pësoi vetëm një humbje në rrugëtimin e saj deri te e bronzta.

Me këtë rast, tani ka reaguar edhe trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka, i cili tha se mbeti i befasuar nga Doda, kurse lavdëroi punën e madhe që po e bën trajnerja, Majlinda Kelmendi.

“Bravo Sidorela Doda! Medalja e bronztë. Kategoria 48 kg. Kupa Evropiane U18 Berlin. Një prurje nga shkolla e klubit. Një vajzë e re e lagjes sonë, vetëm 15 vjeçare sot në Berlin na befasoj me medaljen e saj të parë serioze U18 në Kupën Evropiane”, shkroi Kuka “Facebook”.

“Shënoj tri fitore e pësoj një humbje paralajmëroj potencialin e saj! E rëndësishme për mua sidomos puna e madhe e Majlindes si trener në ndërtimin e saj! Well done Coach. Në Berlin sot garoj edhe Enise Zijade shënoj një fitore dhe pësoj luftën e dytë, po ashtu garuese me potencial të madh,emra që besoj shumë do jenë kohë të gjatë ne skenen e Sportit të xhudos! Neser presim luftëra të mira edhe nga Blin Kuka kategoria 90 kg!”, shkroi më tej Kuka në “Facebook”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat