Me sukseset e njëpasnjëshme të arritura në garat më të mëdha evropiane dhe botërore, xhudistet kosovare po shënojnë ngritje të madhe nga viti në vit.
Dy prej xhudisteve të vendit tonë, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu janë të renditura në vendet e para në kategoritë 52 dhe 63 kilogramë për femra.
M enjë sukses të tillë është ndarë tejet i kënaqur trajneri Driton Kuka i cili ka reaguar në Facebook duke shkruar se për Laurën, është hera e parë që kryeson ranglistën botërore.