Selektori i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, kërkon që sa më shpejt të veprohet dhe të plotësohen aktet nënligjore.
“Kriteret e vendosura në MKRS dhe KOK për vlerësimin e rezultateve për Kategorizim duhet aplikuar edhe tek ligji i Sponsorizimit!
Ka ardh koha ky ligj të plotësohet me akte nënligjore dhe mjetet të shkojnë tek sportistët që janë interes nacional!
Është ardh koha që këto mjete të investohen ku duhet, tek sportistët tanë vendor e jo ndryshe!
Të krijohen kriteret sa e kush mund të marr paga nga këto mjete por gjithmonë për sportistë vendor e trajner vendor!
Veproni sa më shpejt sepse shumë çka s’po shkon si duhet”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.