Loriana Kuka është eliminuar nga Grand Slami i Abu Dhabit.
Garuesja jonë u mposht me Ippon në rrethin e dytë nga austriakja Michaela Polleres në “Golden Score”.
Kuka paraprakisht e kishte kaluar rrethin e parë në kategorinë deri në 70 kilogramë pasi e kishte mundur garuesen holandeze, Sanne Vermeer.
Sot, në këtë garë po merr pjesë edhe xhudisti kosovar Akil Gjakova, i cili është kualifikuar në rrethin e tretë në kategorinë deri në 73 kilogramë.