Xhudisti kosovar, Shpati Zekaj, është diskualifikuar nga Grand Slami i Abu Dhabit.
Zekaj u mposht nga Arman Adamian në raundin e dytë të kësaj gare prestigjioze.
Xhudisti ynë në luftën e parë triumfoi ndaj Islam Bozbayev, nga ana tjetër Adamian ndeshjen e parë e kaloi pa luftë.
Në këtë Grand Slam morën pjesë edhe Akil Gjakova dhe Loriana Kuka.
Gjakova arriti të zërë vendin e dytë në kategorinë deri në 73 kilogram duke fituar medaljen e bronztë, derisa Kuka u eliminua në rrethin e dytë të këtij Grand Slami.