Nora Gjakova është fituese e medaljes së bronztë në kategorinë - 57 kg Kampionatin Evropian.
Xhudistja e kombëtares së Kosovës, ka treguar luftë të madhe në duel me gjermanen.
Kampionja olimpike ngadhënjeu pas vazhdimeve, nëntë minuta, ndaj Ballhausit.
Nora Gjakova e gjunjëzon me ippon gjermanen.
Pas Distria Krasniqit që fitoi të argjendtën, është medalja e dytë për Kosovën, tani e bronzta brenda ditës së sotme.
Kampionati Evropian po zhvillohet në Montpellier të Francës.