Kuka: 11 vjet me radhë Kosova me medalje nga Kampionatet Evropiane elitare!

Xhudo

Kuka: 11 vjet me radhë Kosova me medalje nga Kampionatet Evropiane elitare!

Nga: K.G.. Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 19:40
Kombëtarja e Kosovës

Driton Kuka, selektor i kombëtares së Kosovës, është jashtëzakonisht i kënaqur me dy medalje të fituara sot në Kampionatin Evropian në xhudo.

Distria Krasniqi është e argjendtë në kategorinë -52 kg e Nora Gjakova e bronztë në -57 kg.

Kampionati Evropian po mbahet në Montpellier të Francës.

“Distria Krasniqi 52 kg - nënkampione evropiane. 

Nora Gjakova 57 kg - e bronztë 

Tashmë 11 vjet me radhë Kosova me medalje nga Kampionatet Evropiane Elitare!

21 medalje Evropiane për të rritur.

Nesër shkojmë tutje, kemi ende aduta!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat