Në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet u zhvillua Kupa e Shqipërisë në sportin e xhudos, eventi i fundit i këtij viti në këtë sport organizuar nga Federata Shqiptare e Xhudos. Një turne ku morën pjesë sportistët më të mirë nga e gjithë Shqipëria.
Përfaqësues nga Tirana, Vllaznia, Besëlidhja, Elbasani, Studenti etj., morën pjesë në këtë turne, që dhuroi mjaft emocione. Kampionati u zhvillua si në kategorinë për të rritur ashtu dhe për moshat, ku shkëlqeu ekipi i Tiranës, që u shpall kampion për skuadra.
Xhudisti Indrit Çullhaj mbetet një ikonë e këtij sporti, teksa fitoi vendin e parë në këtë aktivitet për të 16-tin vit me radhë, një rekord absolut. Ai u shpall edhe sportisti më i mirë i turneut.
Ndeshja më e fortë dhe me më shumë rivalitet e turneut ishte ajo e peshës -52kg mes Krista Kovaçit (Vllaznia) dhe Desara Ndocit (Besëlidhja), që u vendos me “golden score” në favor të shkodranes. Turneu u zhvillua si për meshkuj ashtu dhe për femra.
Fitues-Meshkuj
-60kg, Gabriel Ganson, Tirana
-66kg, Klajdi Bitri, Tirana
-73kg, Indrit Çullhaj Tirana
-81kg, Jon Vrenozi, Tirana
-90kg, Demian Çuni, Vllaznia
-100kg, Markeljan Tanushi, Vllaznia
+100kg, Dritan Visha, Studenti
Fitues-Femra
-48kg, Klea Fejza, Tirana
-52kg, Heleni Ademi, Tirana
-57kg, Erisa Brahimaj, Tirana
-63kg, Amanda Lika, Studenti
+78kg, Periana Gruja, Studenti