Xhudistja Fatjona Kasapi është sikurse në qiellin e shtatë, duke fituar medalje të bronztë evropiane.
Driton Kuka, selektor i kombëtares së Kosovës, shprehet me fjalë të mëdha për Fatjonën.
“Medalja e parë Evropiane për Fatjonen!
Evropiani U23 shënoj edhe një medalje për ekipin tonë!
Fatjona Kasapi 57 kg preku medaljen e parë Evropiane dhe kështu hyri në mesin e garueseve me potencial për të ardhmen!
Pas operimit dhe pauzës së gjatë sot ajo demonstroj xhudo cilësore dhe jam shumë i kënaqur me performancën e saj.
Ekipi Olimpik gjendemi në Tokio por edhe pse 2 i mëngjesit medalja Evropiane e fituar po na mban ende zgjuar!”, ka njoftuar Kuka.