Selektori i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, shprehet kritikë, për faktin se Lojërat Olimpike janë afër dhe nuk po flitet për to ose pak fare flitet për to.
“Shumë pak ose aspak po flitet për Normat Olimpike për Paris 2024…
Ministria e KOK po përkrahin federatat seriozisht tash e sa vite.
Tash kur janë mbet vetëm pak muaj askush s’merret me kualifikimin për ngjarjen më të madhe sportive në Planetin tonë, Lojërat olimpike Paris 2024!
Shumë njerëz nëpër shumë federata nëse se arrijnë asnjë Normë Olimpike duhet lëshuar pozitat apo e kam gabim!?”, shkruan Kuka më profilin e tij në facebook.