Kjo fundjavë do të jetë historike për sportin, në Kosovë do të mbahet Evropiani i Hapur i Xhudos,
Për herë të parë, në vendin tonë do të organizohet Kampionati i Hapur i Xhudos.
Ky kampionat do të nis edhe katër ditë dhe do të organizohet në Prishtinë.
Në lidhje me këtë, Federata Evropiane e Xhudos e ka cilësuar si një moment historik këtë eveniment.
“Tituj historik në Kosovë.
Shumë atletë mund të kenë përfunduar sezonin 2023, por ngjarja përfundimtare e xhudos është Kampionati Evropian i Hapur dhe i pari me shpërblim të madh financiar për fituesit”, ka shkruar kjo federatë.