Dardan Cena sikur në qiellin e shtatë, duke fituar medaljen e bronztë në kategorinë – 73 kg në Kampionatin e hapur Evropian të xhudos, që u mbajt në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, në Prishtinë.
Dardan Cena ka treguar luftë të madhe në përballje me Tetru Pelivan nga Moldavia.
Fituesi u përcaktua pas vazhdimeve, ku doli ballëlart Cena duke fituar me ippon.

Pamje nga luftëra e Cenës
Sukses i madh për Cenën, që sot ka shkëlqyer.
20-vjeçari në secilin duel ka luftuar me mish e më shpirt duke i zbatuar këshillat e trajneres Majlinda Kelmendi.