Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë – 57 kg në Kampionatin e Hapur Evropian që u mbajt në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Nora Gjakova ka dëshmuar luftë të fortë në përballje me francezen Priscilla Gneto.
Një atmosferë brilante në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, rreth 1500 shikues, me brohoritje i dhanë zemër Norës, kampiones olimpike.
Pamje nga gara
Francezja ishte e papërshtatshme në çdo sekondë.
Përballja shkoi në vazhdime, ku ngadhënjimtare doli Nora Gjakova.