Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë – 48 kg në Kampionatin e Hapur Evropian që u mbajt në Prishtinë.
Trimëresha jonë, Distria Krasniqi, ka luftuar si luaneshë në përballje me sllovenen Kaja Kajser.
Ky ballafaqim shkoi në vazhdime ku doli fituese Distria.
Distria Krasniqi me një teknik shembi sllovenen.
Atmosferë brilante në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, që po mahnit edhe zyrtarët e Federatës Evropiane të Xhudos.