Federata Evropiane Xhudos është mahnitur me organizimin që Kosova ka bërë të Kampionatit të Hapur Evropian.
Kjo duke iu falënderuar vëllezërve Kuka, Agroni dhe Dritoni.
Agron Kuka është kryetar i federatës dhe Dritoni selektor i kombëtares së Kosovës.
“Kosova e madhe...
Pa fjalë jam e pa koment!
Sa e bukur të dhurosh medalje atdheut tonë këtu në kryeqytetin tonë të shtrenjtë!
Akili sot udhëhoqi ekipin por shkëlqyen të gjithë!
Kësaj radhe Presidenti Agron Kuka me Fatos Tabaku e Diellza Bezera ishin ata që na dhuruan organizim perfekt!
Me shumë të tjerë mos me ju hy në hak.
Urime Kosovë, urime Shqiptar kudo që jetoni”, ka shkruar Driton Kuka në profilin e tij në facebook
Katër medalje Kosova në Kampionatin e Hapur Evropian
Akil Gjakova - i artë
Dardan Cena (-73 kg) – bronztë
Nora Gjakova (-57 kg) – e bronztë
Distria Krasniqi (-48 kg) – e bronztë