I dhuroi Kosovës gëzimin e parë.
E bëri të përlotet Kosovën dhe kombin shqiptar.
Krenaria e kombit, kampionja olimpike, Majlinda Kelmendi, sot është trajnere e kombëtares së Kosovës.
Emblemë e sportit të Kosovës!
Emri i saj është frymëzues për të gjitha sportet!
Xhudiste që dridhi botën, që detyroi gardën ruse të nderoi himnin e Republikës së Kosovës.
Që detyroi gardën ruse t’i rri gatitu Flamurit të Kosovës.
Atë që e bëri Majlinda, nuk e bëri askush!
Bota shkruante e komentonte për të artën e Kosovës.
Majlinda i dha frymë sportit e shtetit të Kosovës.
Majlinda i hapi rrugët e medaljes së artë olimpike, duke pasuar edhe trimëreshat Nora Gjakova e Distria Krasniqi.
Majlinda dhuroi emocione e lot gëzimi shtetit të Kosovës, popullit të shumë vuajtur.