Ekipi jonë i xhudos është duke marrë pjesë në aktivitetin e parë të vitit 2024, respektivisht në kampin olimpik që po mbahet në Mitersill të Austrisë.
Pjesë e këtij kampi olimpik janë plot 1000 garues nga 55 shtete të ndryshme.
Ky është edicioni i 30-të i organizimit të këtij kampi olimpik në Mitersill të Austrisë.
Nga Kosova pjesë e këtij kampi olimpik është ekipi olimpik dhe partnerët e tyre, ku përgatitjet po shkojnë mirë dhe stërvitjet po zhvillohen dy herë në ditë, të koncentruara te ndeshjet.