Xhudo ka vazhduar me suksese edhe në kategorinë e kadetëve.
Në Olomouc të Çekisë u mbajt gara ndërkombëtare, ndërsa Furkan Kelmendi u stolis me medalje të artë e Fiona Kuka me të argjendtë.
Majlinda Kelmendi si trajnere shënon të shkëlqyeshme.
“Sot në Olomouc të Çekisë Majlinda me një grup të fëmijëve premtues të klubit të xhudos Ippon mori pjesë në gara për kadet, ku Furkani u stolis me medalje të artë e Fiona me të argjendtë në turneun ndërkombëtar për kadet U18!
Një garë e mirë me shumë luftëra të mira dhe prej nesër do marrin pjesë edhe në kampin stërvitor!
Ndërsa sot në Pejë u mbajt Kampionati shtetëror me pjesëmarrjen e garuesve më të mirë që do jenë pjesë e garave ndërkombëtare gjatë këtij viti!”, ka bërë të ditur Driton Kuka, selektor i kombëtares së Kosovës.