Ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare kampionia e xhudos dhe ylli olimpik Maricet Espinosa Gonzalez.
Ajo ka pësuar një atak në zemër, dhe siç raportojnë mediat amerikane, në momentin kur po i nënshtrohej një operacioni, shkruan TMZ.
Ajo kishte një operacion të planifikuar më 21 janar, kur pësoi një atak në zemër, pas së cilës luftoi për jetën.
Espinoza Gonzalez zuri vendin e pestë (- 63 kg) në Kampionatin Botëror në vitin 2011 dhe në karrierën e saj fitoi dy herë medaljen e artë në Lojërat Pan Amerikane në San Jose dhe Guayaquil, ndërsa fitoi medaljen e argjendtë në Havana në 2016.
Ajo mori pjesë në Lojërat Olimpike në Rio de Zhaneiro dhe e përfundoi garën në raundin e dytë.
Gjatë karrierës së saj ka fituar edhe dy medalje të argjendta në kampionatin kontinental të xhudos.