Shpati Zekaj është ndalur në luftën e parë në garën Grand Prix të xhudos në Portugali. Shpati garoi të dielën në kategorinë deri 100 kilogramë.
Përballë në raundin e dytë e kishte francezin Francis Damier.
Xhudisti kosovar hyri vonë në luftë, por më pas kishte disa tentime të rrezikshme.
Fitorja megjithatë i takoi francezit që realizoi uazari në kohën shtesë. Zekaj e Loriana Kuka ishin xhudistët e vetëm të Kosovës në Portugali.