Loriana Kuka dhe Shpati Zekaj janë eliminuar nga Grand Prix-i i xhudos, që po mbahet në Odivelas të Portugalisë.
Të dy pësuan humbje në përballjet e tyre të para.
Kuka, që garon në kategorinë deri në 78 kilogramë, u mposht nga kroatja, Karla Prodan.
Ndërsa, Zekaj pësoi ndaj francezit, Francis Damier.
Shpati Zekaj garoi në kategorinë deri në 100 kilogramë.