Xhudistet e kombëtares së Kosovës janë të gatshëm për garën prestigjioze Grand Slam që mbahet për tre ditë më radhë.
Komiteti Olimpik i Kosovës, i uron suksese xhudisteve tona në Paris.
“Ekipi Olimpik i xhudos ndodhet në Paris të Francës, ku pas më pak se gjashtë muajsh mbahen Lojërat Olimpike Paris 2024.
Ekipi ynë prej nesër (e premte) e deri të dielën garon për medalje dhe pikë olimpike në garën e famshme Grand Slam.
Iu urojmë fat tetë xhudistëve: Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Laura Fazliu, Loriana Kuka, Dardan Cena, Flaka Loxha dhe Shpati Zekaj”, njofton KOK.