Distria Krasniqi është fituese e medaljes së artë në kategorinë -52 kg në garën Grand Slam në Paris.
Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi, ka treguar formë të lartë në garën prestigjioze Grand Slam në Paris.
Mbi 12 mijë shikues panë duel të forta në secilën kategori.
Krasniqi në finale u ballafaqua me britaniken Chelsie Giles.
Trimëresha jonë me kujdes të veçantë i futet finales duke kërkuar në çdo moment fitore me ippon dhe këtë e ka arritur në fund të duelit.