Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Nora Gjakova (- 57 kg), mbetet pa medalje në garën prestigjioze Grand Slam në Paris.
Xhudisja jonë u përballë në repezash me kanadezen Jessica Klimkait.
Pas një lufte të fortë për medalje të bronztë, Nora nuk ia doli me rivalen.
Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, padyshim se ka realizuar objektivin në ditën e parë të garës së madhe, duke fituar medaljen e artë Distria Krasniqi (-52 kg).