Xhudisti i kombëtares së Kosovës, Akil Gjakova, është fitues i medaljes së bronztë në Grand Slam në Paris.
Gjakova ka treguar formë të lartë në duel me garuesin nga Taxhkistani, Behruzi Khojazod.
Përballja shkoi në vazhdime, ndërsa atmosfera në arenë ishte fanastike, mbi 12 mijë shikues.
Akil Gjakova, mjeshtër i madh, me një lëvizje të bukur e hodhi rivalin në dysheme duke fituare me ippon.
Për të siguruar podiumin, Akili, fitoi pesë luftëra, në kategorinë -73 kg. Xhudisti ynë arkëtoi edhe 700 pikë olimpike për LO Paris 2024.
Është kjo medalja e dytë, pas të artës së Distria Krasniqit.
Nesër garojnë Loriana Kuka dhe Shpati Zeka.