Laura Fazliu është fitues e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror në xhudo.
Laura ka treguar klasin e saj, ndërsa Driton Kuka, selektor i kombëtares së Kosovës, me fjalë të mëdha për trimëreshën tonë.
“Xhudo sjell medaljen Botërore të radhës numër 8 me radhë!
Protagoniste Laura Fazliu kategoria 63 kg
Medalja e bronztë Botërore.
Ne punojmë për ti treguar Botës anën e mirë e vlerën e shtetit tonë të ri.
E di që shqiptarët e mirë do gëzohen e festojnë e ju tjerët bashkë me këta fqinjtë verior do mshefeni sot e edhe shumë herë tjera!
Ju njoh tashmë mirë!
Laura të lumtë…
Majlinda well done Coach!
Më keni bë Krenar sot
Kosova mbi të gjitha”, ka shkruar Kuka.