Xhudoja po vazhdon ta bëjë krenare Kosovën me sukseset e saj të jashtëzakonshme.
Sporti më i suksesshëm në vendin tonë ia doli t’ia sjellë edhe një medalje tokës Dardane.
Laura Fazliu e fitoi dje medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Abu Dhabi.
Për garuesen kosovare kjo ishte medalja e parë në një garë aq prestigjioze, kurse Kosova me këtë rast e siguroi medaljen e tetë të Kampionateve Botërore.
E këto suksese s’kanë se si të mos e bëjnë krenar trajnerin e suksesshëm, Driton Kuka.
“Për një ditë të mirë. Xhudo po shkruan historinë e Kosoves.
S'po e them unë por Federata Evropiane e xhudos! Laura është sportistja e pestë që po prek Majat Botërore nga Sporti i xhudos Kosovare!”, shkroi Kuka, i cili e shpërndau një postim të Federatës Evropiane të Xhudos, e cila ia kushtoi këtë postim Laura Fazliut.