Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988, ish mundësi i mirënjohur, Shaban Tërstena, ka nderuar me monografinë e tij, Driton Kukajn, trajnerin më të mirë në botë.
Agim Kasapolli, legjenda e basketbollit dhe e komentimit, sot ishte për në vizitë në Pejë dhe ka takuar presidentin e Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka.
“Sot kisha nderin ta takoj Agim Kasapolli njëri nga pionieret e sportit kosovarë elaboruam për të kaluarën e për të ardhmen e sportit kosovarë në përgjithësi!
Po ashtu pata privilegjin që në emër Driton Kuka ta pranoj dhuratën e njërit nga sportistët më të suksesshëm shqiptar ish kampionit Olimpik Shaban Tërstena!”, ka shkruar Agron Kuka.
Nga ana tjetër, Driton Kuka, ndihet krenar për dhuratën nga sportisti më i mirë i të gjitha kohërave.
“Një dhuratë një libër për veprën dhe punën e Kampionit Olimpik Shaban Terstena që sot nuk isha në Pejë për ta pranuar nga miku ynë Agim Kasapolli e dërguar nga Kampioni i madh e që shpresoj ta takoj së shpejti, njeriun emblemë e Kombit Shqiptar dhe kampion i madh!
Faleminderit shumë axhës Agim, kampionit Olimpik si dhe Agronit Kryetarit tonë!”, shkruan Driton Kuka.