Raste të rralla! Binjakët, trenjakët apo katërnjakët nuk është befasi por interesant është se dy djemtë dhe nëna e tyre kanë datëlindjen në të njëjtën ditë.
Në familjen e ish xhudistit të mirënjohur, Anton Cena, aktualisht trajner i KXH Policit nga Prishtina, në të njëjtin ditë festojnë datëlindjen, djemtë binjakë Kastrioti e Dardani dhe bashkëshortja e tij, Andrea.
Dardani është xhudist i mirënjohur dhe nën udhëheqjen e trajnerit Driton Kuka.
“Andrea, Kastriot dhe Dardan, juve po ju shtohet edhe një vit më shumë në kalendarin tuaj ndërsa mua edhe një vit më tepër me zemër të mbushur plot, falënderim e mirënjohje që kam fatin të ju kem afër...
Nëse do të më duhej të zgjidhja vetëm një arsye për të jetuar, jeni ju të tre bashkë me Lindën, Arbenin, Rinën dhe Hanën...
Nëse do të më jepej mundësi të zgjidhja midis pasurive më të mëdha, padyshim se afër jush nuk do të peshonte asgjë më tepër...
E kam ëndërruar që i ri një familje kësisoj dhe fati më ka tejkaluar pritshmëritë!
Sot, nesër e përjetë festofshi pambarim...
Gëzimet e juaja janë misioni im!”, ka shkruar Cena.