Selektori i kombëtares së Kosovës në xhudo, ka fjalë miradije për kampionen olimpike, xhudisten Nora Gjakova (-57 kg).
Kuka tha se Gjakova është kthyer pas një kohe, pas sanimit të lëndimit.
“Panamerican Open - Lima Peru!
Gara e fundit kualifikuese për Paris.
Nora Gjakova pas një kohe të gjatë dhe rikuperimit nga lëndimi fitoi medaljen e artë!
Fitoi 100 pikë dhe do përmirësojë renditjen për Lojëra Olimpike
Renditja por edhe të garojë edhe një herë që të rikthejë rutinën, ishin arsye që udhëtoi në Peru, shënoi dy fitore dhe pa ndonjë problem fitoi medaljen e artë.
Në Peru garoi edhe Dëbora dhe mori medaljen e argjendtë!
Nora tregoi që ka tejkaluar plotësisht sfidën e lëndimit dhe tash do t’i kthehet me vlug të lartë punës drejt Parisit 2024”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.