Xhudoja zyrtarisht ka 5 norma olimpike dhe pretendojnë të kthehen me medalje.
Normat olimpike i ka siguruar xhudisti Akil Gjakova (-73 kg); xhudistet Distria Krasniqi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Loriana Kuka (- 78 kg).
Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, tha se sot zyrtarisht u mbyllen garat për kualifikim në Lojërat Olimpike.
“Sot zyrtarisht konfirmohet mbyllja e Kualifikimit për Lojëra Olimpike!
Punë e madhe e përkushtim tash shkojmë tutje!
Caku medalja Olimpike
Do Zoti shpaguhet mundi dhe puna e këtij ekipi dhe mbarë federatës tonë me medalje Olimpike të radhës”, njofton Driton Kuka.