Krenaria e kombit shqiptar, Majlinda Kelmendi, kampionja olimpike dhe tani trajnere e kombëtares së Kosovës, ka uruar 29 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Majlinda i solli Kosovës medaljen e parë të artë olimpike, të botës dhe të Evropës, duke lartësuar shtetin në pesë Kontinente të botës.
Majlinda lumturoi një popull të shumëvuajtur me sukseset e saja.
Majlinda me suksesin e saj (kampione e Evropës) detyroi gardën ruse të nderoi himnin dhe flamurin e Republikës së Kosovës më 21 prill të vitit 2016 në Kazan të Rusisë.
Ish xhudistja famshme botërore tha se “Bota sot” gjithmonë është afër sportistëve dhe sportit.
“Së pari e uroj 29 vjetorin e gazetës “Bota sot”, gazetë që në vazhdimësi është në krah të sportistëve dhe sportit, duke prezantuar vlerat dhe të arriturat e tyre.
‘Bota sot’ gjithmonë e ka përcjellur çdo garë time, qysh kur isha si garuese pioniere.
Do të veçoja gazetarin Kemajl Goca që për 25 vite nuk ndalej asnjëherë duke dhënë kontribut të madh me shkrimet e tija në çdo sport sidomos për xhudon.
Kontributi i gazetës ‘Bota sot’ është madhor për sportin në çdo kohë. Uroj që të vazhdoni me këtë ritëm të punës në përkrahjen dhe promovimin e sportistëve tanë”, ka uruar Majlinda.