Trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka ka reaguar pas humbjes në finale të repesazhit të Evropianit të xhudos së Sidorela Dodajt, e cila zuri vendin e pestë në këtë garë.
Në luftën për medaljen e bronztë të kategorisë deri në 48 kilogramë, Sidorela përballë kishte kundërshtaren nga Ukraina, të cilën fillimisht e mposhti me Ippon, por që më pas fitorja iu anulua pasi që xhudistes sonë iu dha dënim për kapje nën brez, raporton Kosova Press.
E me këtë rregull nuk po pajtohet Kuka, i cili tha që as Hitchcock nuk kish mundur të bënte një horror sikurse rregulla e kapjes nën brez.
Reagimin e Kukës dhe videon e rastit në fjalë e gjeni më poshtë.