Ish xhudisti i mirënjohur Gani Heta, ka uruar 29 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Heta ka uruar që gazeta të vazhdojë në përkrahjen e sportistëve, pasi që sporti është ambasadori më i mirë i një shteti.
“Urime gazeta ‘Bota sot’, vazhdoni gjithmonë në përkrahje të sportistëve”, ka uruar Heta.
Ndryshe, Heta ka qenë edhe kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës.