Lojërat Olimpike janë në prag, ndërsa Kosova është gati për ngjarjen më të madhe në planet.
Kosova do të përfaqësohet me 9 sportistë (6 me normë olimpike e tre me ftesa).
Xhudistja Distria Krasniqi (- 52 kg), kampione olimpike, është gati.
“Distria është gati për medaljen e radhës Olimpike!
Lojërat Olimpike Paris2024, do të mbahen nga data 26 korrik deri 11 gusht 2024 në Paris, Francë.
Ekipi kosovar do të ndeshet në datat 27 korrik deri 3 gusht 2024.
Kosova do të garojë me Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka”, shkruan në faqen e KOK-ut.