Driton Kuka me garuesit e tij udhëton për në Paris

Xhudo

Driton Kuka me garuesit e tij udhëton për në Paris

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 13:30
Pamje nga nisja

Xhudistet Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Laura Fazliu, Loriana Kuka bashkë me trajnerin Driton Kuka, trajneren dhe të artën Majlinda Kelmendi dhe trajnerin Fatos Tabaku sot u nisën për Lojërat Olimpike Paris 2024.

"Ju priftë e mbara e suksese!.

Lojërat Olimpike Paris 2024, do të mbahen nga data 26 korrik deri 11 gusht 2024 në Paris, Francë.

Ekipi kosovar do të ndeshet në datat 27 korrik deri 3 gusht 2024.

Kosova do të garojë me Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka", njofton KOK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat