Xhudistet e Kosovës vizitojnë klubin francez

Xhudo

Xhudistet e Kosovës vizitojnë klubin francez

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 16:50
Pamje nga Kosova

Pak ditë na ndajnë nga Lojërat Olimpike - Paris 2024, ndërkaq ekipi olimpik i xhudos veç ka arritur në Paris!

“Këtë javë kanë pasur kënaqësinë ta vizitojnë klubin e xhudos USO Judo Jujitsu në Orleans, Francë. 

Gjatë kësaj vizite, ekipi olimpik i xhudos ka pasur rastin të njoftohet me xhudistët e klubit francez si dhe të ushtrojnë e demonstrojnë xhudo për fëmijët e këtij klubi.

Në këtë vizitë, ishin prezente edhe kampionet olimpike nga Kosova, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova bashkë me xhudistët Akil Gjakova, Laura Fazliu, Loriana Kuka, Dardan Cena, Flaka Loxha, Debora Gjakova, Erza Muminoviq dhe trajnerët Driton Kuka e Fatos Tabaku.

Si dhe, kampionet olimpike të Francës, Lucie Decosse & Larbi Benboudaoud”, njofton Federata e Xhudos së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat