Kosova synon medalje Olimpike, Distria garon të dielën 

Xhudo

Kosova synon medalje Olimpike, Distria garon të dielën 

Më: 26 korrik 2024 Në ora: 15:14
Xhudistet

Kosova përfaqësohet me 9 sportistë në Lojërat Olimpike – “Parisi 2024”, 5 prej tyre janë të xhudos dhe me normë olimpike.

Xhudistet Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Laura Fazliu e Loriana Kuka, synojnë medalje në Paris.

Java që vjen do të jetë me emocione të mëdha, shteti i Kosovës pret medalje nga xhudo.  

Kampionja olimpike në fuqi, Distria Krasniqi, garon të dielën në kategorinë deri në 52 kilogramë. 

Distria është e lirë në xhiron e parë. Në të dytën e pret fituesen e duelit mes Maryam Maharani të Indonezisë dhe Jacira Ferreira të Mozambikut. 

Nora dhe Akil Gjakova garojnë të hënën.

Nora Gjakova, kampione në fuqi olimpike në kategorinë deri në 57 kilogramë, ndeshet me mongolen Enkhriilen Lkhagvatogoo.
Akil Gjakova (-73 kg) ballafaqohet me brazilianin Daniel Cargnin.

Të martën garon Laura Fazliu (- 63 kg) dhe të enjten 

Loriana Kuka në kategorinë deri në 78 kilogramë sfidohet nga sllovenja Metka Lobnik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat