Distria Krasniqi çmend Parisin, shkatërron rivalet

Xhudo

Distria Krasniqi çmend Parisin, shkatërron rivalet

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 28 korrik 2024 Në ora: 11:59
Pamje nga lufta e Distria Krasniqit

(E plotësuar) – Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi (- 52) ka treguar luftë të fortë në përballllje me izraeliten Gefen Primo. 

Distria më pak se një minutë e ka mposhtur me ippon izraeliten.

Fitore me ippon.

Image

Në gjysmëfinale do të përballet me italianen Odette Giuffrida.

Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi (- 52 kg), ia bën mat me dy lëvizje garueses nga Indonezia

Ajo fitoi me ippon. 

I mjaftuan 35 sekonda.

Distria vazhdon rrugën drejt zonës së medaljeve në Lojërat Olimpike - 2024.

Disi është në çerekfinale. 

Kampionia olimpike në raundin e parë ishte e lirë derisa në raundin e dytë e demoloi Maryam March Maharani.

Distria Krasniqi do të përballet me izraeliten Gefen Primo në çerekfinale të kategorisë deri 52 kilogramë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat